PDK merr vendim, Hoxhaj tregon a do ta votojnë nesër buxhetin

  

Partia Demokratike e Kosovës, nesër do të votoj pro buxhetit për vitin 2021.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar nga PDK, Enver Hoxhaj.

Ai në një konferencë për medie, theksoi se PDK-ja nuk dëshiron që kategoritë që varen nga buxheti i shtetit të mbesin pa paga.

“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit dhe ne nuk duam që të gjitha kategoritë në Kosovë të cilat varen prej buxhetit të shtetit mjekët, mësimdhënësit, policët, zyrtarët shtetëror në pranverën e hershme të mbesin pa paga dhe në gjysmën e vitit 2021 vendi të jetë i kërcënuar për shkak të mungesës së buxhetit” ka thënë Hoxhaj.

SHARE