Shoqatat e dala nga lufta, dega në Klinë homazhe te shtatorja e Mujë Krasniqit dhe te varri i veteranit të UÇK-së, Xhavit Hoti

Shoqatat e dala nga lufta, dega në Klinë për nderë të Epopesë së UÇK-së, sot kanë bërë homazhe te shtatorja e Mujë Krasniqit në Klinë, më pas kanë vazhduar te Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë në kujtim të ish-veteranit të UÇK-së nga fshati Jashanicë, Xhavit Hoti ku kishte edhe përvjetorin e vdekjes.

Në këto homazhe veç veteranëve të luftës, mori pjesë edhe ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota e kryetari i Kuvendit Komunal në Klinë, Fadil Gashi.