Kryetari Elezaj mori pjesë në Ditën e Shkollën në Ujmirë që mban emrin e dëshmorit Ali Krasniqi

Sot në Ujmirë, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin Qendrim Millaku dhe komandantin e Policisë, Ragip Bytyqi, veprimtarë e veteranë të arsimit kanë marrë pjesë në shënimin e ditës së shkollës që mbanë emrin e dëshmorit të kombit Ali H. Krasniqi.

“Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në edukimin dhe arsimimin e nënësve. Gjatë viteve të okupimit ka pasur edhe një mision patriotik, edukimi i nxënësve në frymë atdhetare.
Urime!”, shkruan kryetari Elezaj me rastin e Ditës së Shkollës në fshatin Ujmirë.