Elezaj telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-punonjësit të Komunës së Klinës, Jak Dedaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i ka shprehur telegram ngushëllimi familjes Dedaj për vdekjen e ish punonjësit të komunës Jak Dedaj nga Dresniku.

Elezaj ndër të tjera ka vlerësuar lartë kontributin e Dedajt.

Ky është postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish punonjësit të komunës, Jak Dedaj nga fshati Dresnik, i cili për 18 vite ka punuar si zyrtar për alarmim në DSHPE, në kuadër të sektorit për emergjenca.
Jaki më herët ka punuar edhe si mësimdhënës në Klinë, ku ka dhënë një kontribut të madh profesional në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Ai ka qenë një punëtor profesional, njeri parimor, me një kulturë të lartë qytetare e mbi të gjitha i dashur me të gjithë.
Në emrin tim personal dhe të Komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Jakin, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!