Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për çdo familje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka prezantuar masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. Aty tha se si Qeveri janë munduar të ndërmarrin masa të nevojshme që të adresojmë mbështetjen ndaj qytetarëve.

Ai përmendi edhe mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtarë nga COVID-19, skemat sociale dhe për pensionistët, si dhe mbështetjen për gratë lehona dhe fëmijët.

Murati tha se synimi është të punësohet një anëtar në çdo familje.

“Kemi pasur një sërë masash te mbështetja për familjet që kanë humbur familjarë nga Covid-19 me nga 1500 euro, me ç’rast kanë marrë këto mjete secila familje. Jemi mundur të përkujdesemi për ato familje që kanë humbur një anëtar të familjes. Kemi pasur mbështetjen edhe për skema sociale, si dhe mbështetja për pensionistë. Për këto kategori kemi pasur rritje 30 për qind për skema sociale. Te pensionistët kemi bërë rritjen 11% për rritje bazike. Kemi shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje, ku kanë përfituar nga 60 euro. Janë shpërnda 300 mijë shujta. Kemi pasur mbështetje edhe për lehonat, ku nga gushti kemi filluar me zbatimin e kësaj mase. E kemi parë të nevojshme të mbështesim edhe gratë e punësuara përveç lehonave që të marrin 6 muaj mbështetje”, tha Murati.

“Kemi pasur mbështetjen edhe për punëtorë dhe kanë qenë 300 mijë përfitues. Ideja është që të punësojmë një anëtar të familjes. Projektligji për pagën minimale parasheh heqjen e tatimit për pagën që e ka 250 euro. Secilit të punësuar ajo pjesa që është ndalë tatim i dalin shtesë për pagën. Kemi rritur subvencionet për 60 për qind për bujqit, marrë parasysh edhe krizën e çmimeve”, tha Murati. /EO

SHARE