E paparë deri tash, futbollisti luan me maskë

Sulmuesi nga Hundurasi i skuadrës Olimpia, Jerry Bengtson u bë futbollisti i parë, që mbajti një maskë fytyre gjatë një ndeshje futbolli, mes pandemisë së koronavirusit.

33 vjeç, bëri xhiron e mediave sociale me maskë në fytyrë, gjatë ndeshjes së “Champions League CONCACAF”, kundër Montreal Impact.

Besohet se ai e bën këtë gjë në çdo ndeshje të kampionatit vendas, në Honduras. Është sugjeruar se mbajtja e një maske në fytyrë mund të dëmtojë frymëmarrjen tek sportistët me performancë të lartë, megjithëse trajneri Pedro Troglio nuk shqetësohet, por beson se është “e çuditshme”, pasi ai është i vetmi lojtar që e mban atë:

“Duket e çuditshme, sepse ai është i vetmi lojtar në skuadër dhe në kampionat, që luan me maskë. Kjo nuk e shqetëson atë, madje po shënon njësoj gola”.

Sipas raporteve lokale, Bengtson mban një maskë fytyre për të parandaluar ngjitjen e sëmundjes. Problem nuk ka veten e tij, por frikën se mos e transporton virusin te familja. Kjo e fundit është qëllimi, për ta mbrojtur.