Thyhet dhe më pas plaçkitet një veturë në Gllarevë

Një veturë është thyer dhe më pas është plaçkitur nga persona të panjohur, në Gllarevë.

Klina.info mëson se rasti ka ndodhë në Qendrën Sportive në këtë fshat.

Në vend të ngjarjes janë Policia me njësitet përkatëse dhe po merren me rastin.