Me 5 gusht, në objektin e Komunës në Klinë, shfaqet filmi “ZGJOI”

Klina po vazhdon me aktivitete artistike e kulturore për bashkatdhetarët.

Kryetari Zenun Elezaj ka njoftuar se në objektin e Komunës, me 5 gusht shfaqet filmi i suksesshëm “Zgjoi”.

Njoftimi i Komunës:

Në kuadër të programit “Karvani i Diasporës 2022” Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Komunën e Klinës organizojnë shfaqjen e filmit “ZGJOI” në qytetin tonë, para objektit të komunës, datë 5 gusht 2022, ora 20:00.

Ju mirëpresim.