Motoçikleta përplaset me veturën në udhëkryq në Gremnik, tre persona të lënduar

Një motoçikletë dhe një veturë janë përplasur në udhëkryq të fshatit Gremnik të Klinës.

Të lënduar kanë mbetur tre persona, dy nga ta ishin në motoçikletë, këta të fundit nē gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalē në vendin e ngjarjes, dhe të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Klinë.