Emrat e 23 personave që u ngrihet aktakuza sot nga Prokuroria për dallaveret me patentëshoferë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë sot ndaj 31 personave me dyshimet për dallavere me patentëshoferë.

Ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë keqpërdorur pozitën, kanë pranuar ryshfete, kanë falsifikuar dokumente dhe ngarkohen me veprën penale për moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre.

Indeksonline ka siguruar emrat e 23 personave të cilëvë u është ngritur aktakuza sot nga Prokuroria Themelore.

Adem Binakaj, Agim Restelica, Ava Kurteshi, Avdush Topalli, Azem Miftari, Burim Jashari, Dragan Zhivkoviq, Eduart Brahimaj, Fejzullah Ejupi, Filloreta Ajvazi, Flamur Lekaj, Flora Ferizi, Haki Jashari, Labinot Ajeti, Laurat Shehu, Liljana Bozhaniq, Magbule Mehmeti, Naser Bislimi, Naser Llugaliu, Premtim Topalli, Shkëlqim Statofci dhe Shaban Zuka janë personat që u është ngritur sot aktakuza.

Lidhur me këtë rast, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deponuar edhe urdhri për shpalljen e shtatë (7) dëshmitarëve bashkëpunues dhe një (1) marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Po ashtu në këtë aktakuzë, prokurori i rastit ka kërkuar dënimin plotësues- ndalimin e ushtrimit të profesionit për njëzetenjë (21) zyrtarë publikë të përfshirë në vepra penale nga kapitulli 23 të korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, si edhe është kërkuar anulimi i testit për patentëshofer për dyzet e pesë (45) kandidatë.