Aksident në Baicë të Istogut, dy persona dërgohen në Emergjencën e Spitalit të Pejës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Baicë të Istogut.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar rreth orës 14:26 se në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete, dy persona janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë. Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Gashi më tej ka shtuar se hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes./