Moti sot dhe nesër: Me diell e temperatura deri në 31 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës në disa vende mund të sjellin riga shiu, ndërsa temperatura maksimale pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, bëhet e ditur se të dielen moti do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të ngjashme si të shtunën.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.