Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-54 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C, njofton Meteo Kosova