Mish, suxhuk, speca turshi, arra e ushqime tjera – Raste kur mërgimtarët u ndaluan e u dënuan në kufijt e Evropës

Në përiudhën e festave shumë mërgimatrë kanë marrur rrugën për Kosovë, por më të filluar kthimi i tyre në vendet ku banojnë dhe punojnë rrugët e tyre janë ndërprerë nga policët doganer.

Kështu në dhjetë ditët e fundit janë raportuar katër raste ku nga polciët doganer, kosovarëve iu është gjetur, mish, djath e speca, për të gjitha këto atyre iu është dashur të paguajnë gjobë.

Dënimi i mërgimatrit me mbi 2 mijë euro gjobë për mish të terur

Një bashkëatdhetarë derisa po kthehej nga Kosova në Itali, në kufirin kroat është dënuar me 2100 euro gjobë.

Kjo pasi ai me vete kishte rreth 50 kg mish të terun dhe nuk i është lejuar të kaloj kufirin pa paguar.

Për Gazetën Insajderi ai kishte dhënë një mesazh për mërgimtaret e tjerë që të mos iu përsëritet i njëjti fat si i tij.

“Kam qenë në Kosovë e po sa u ktheva në kufirn e Kroacisë, dogana kroate më denoj 2100 euro për 50 kg mish të tereur. ju kisha lut të tjerëve se mos të marrin mish se  kanë fatin tem edhe të tjeret”, ka thënë ky mërgimtar.

Sërish në Kroaci një mërgimar paguan gjobë këtë herë për djath

Një tjetër mërgimtar, derisa kthehej nga Kosova për në Austri, kishte marrë në veturën e tij djathë dhensh.

Ai është ndaluar nga kufitarët në Kroaci, të cilët i shqiptuan një gjobë prej afër një mijë euro.

Bashkëatdhetarit madje i kishin thënë që ta paguajë gjobën në mënyrë që t’i kthehet pasaporta.

“Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë”.

“Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”, kishte thënë shqiptari për portalin austriak “heute.at.

Në pikën kufitare Serbi – Hungari nga kosovari konfiskohen speca, arra dhe pije

Një mërgimtar e kishte mbushur “gepekun” plot me speca, arra dhe pije energjike dhe gjëra të tjera ushqimore.

Në nje fotografi të publikuar shihet se si një mërgimtar policët në kufirin Serbi – Hungari ia kishin konfiskuar speca, arra, pije energjike, lëngje dhe gjëra të tjera ushqimore.

Autobusi kosovar kthehet nga doganierët hungarezë?

Një autobus nga Kosova dyshohet se sot është kthyer nga doganierët hungarezë pasi në të kishte mish dhe suxhuk.

Të paktën kështu ka thënë një mërgimatar për Klan Kosova i cili ishte njëri nga udhëtarët e këtij autobusi.

Ai tha se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.