Josip Dedaj ju u bashkua VETËVENDOSJE!

Sot, kryetarja e Qendrës tonë znj. Teuta Mulaj së bashku me anëtarin e Kryesisë, z. Pjetër Lleshaj, mirëpriten anëtarin më të ri të Qendrës tonë z. Josip Dedaj.

Z. Dedaj ka mbaruar studimet për trafik rrugor dhe sot e ushtron profesionin Instruktor/ Inxhinier i Komunikacionit rrugor.

Josipi, si një ndër qytetarët më aktiv të komunës tonë, ka ngritur çështje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarit e që kanë qenë në sinkron me politikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, qoftë në nivel qendror qoftë në atë lokal.