Gripi sezonal – pacientët thonë se presin me orë për t’u kontrolluar, terapia po u kushton shtrenjtë

Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë të hënën ai kanë mësyrë numër i madh i pacientëve.

Ata janë ankuar se kanë pritur me orë në radhë për të marrë shërbimet në këtë qendër, por që edhe terapia u ka kushtuar shtrenjtë.

Skënder Jasharin tha se simptomat e gripit janë shumë të rënda duke e krahasuar atë me Covid-19.

Madje ai thotë se për të marrë një infuzion ka pritur më shumë se dy orë, krejt kjo për shkak se në kryeqytet kanë punuar numër i vogël i qendra mjekësore për shkak të festës.

“Është një lloj virusi, a është përzier me Coronavirus edhe me gripin sezonal dimëror nuk po mundemi me ditë veç është jashtëzakonisht tepër i rëndë. Është infuzioni i 17 që e marr sot, me anti-biotika edhe nuk jam mirë qysh duhet. Vaksinat i kam marrë edhe të Coronavirusit edhe të gripit, por nuk ka ndikuar diçka pozitivisht”.

“Edhe sot është katastrofë i kanë mbyll të gjitha ambullantat po punojnë vetëm 2-3 ambullanta në të gjithë qytetin e Prishtinës, qe dy orë e gjysmë pres për me marr 100 miligram me antibiotik hala nuk jam ardh në rend edhe nja një orë e tepër duhet me prit për një infuzion 100 miligram. Testin e kam bërë, nuk je pozitiv tash çka u bë nuk e di as vetë”.

Joni Goxhuli tha se përballimi i simptomave të gripit sezonal ka qenë shumë i vështirë dhe se ende nuk ka vërejtur ndonjë përmirësim.

Madje ai thotë se blerja e barnave për trajtimin e gripit i ka kushtuar shumë shtrenjtë.

“Kam pas të familjes sëmurë, ka qenë grip që edhe ka kushtuar po edhe i’u ka kushtuar edhe familjarëve që kanë qëndruar ka një javë në shtëpi të shtrirë. Temperaturë, ethe, hupje e vitaminave. Ka qenë grip shumë i rrezikshëm. Covidi është diçka më shumë me frymëmarrje e ky nuk ka qenë me frymëmarrje, ka qenë me shumë me temperaturë e ethe”.

“Unë për veti Covidin e kam kaluar dy herë, kam qenë shumë si sëmurë me infuzione. Më ka ra edhe ky grip, akoma nuk më ka lëshuar, para një jave më ka ra. Po ma shumë me koll dhe ethe herë pas here”.

Meli Pllana tha se momentalisht ajo është me grip sezonal është më i vështirë i përballueshëm se Coronavirusi, raporton EO.

“Një grip shumë i rëndë, shumë i vështirë. Kam pas edhe Covidin, jam vaksinuar po realisht ky diçka shumë më i vështirë se sa Covidi vetë. Sa i përket Covidit nuk kam pas asgjë simptoma, përveç që kam qenë e lodhur e tash kolli, plus e lodhur, temperaturë, ethe tonat”.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 509 raste aktive me Coronavirus.

Ndërkaq, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 38 raste të reja me Covid-19.

SHARE