Temperatura të larta në Kosovë, sot shkoi deri në 36 gradë

Këto tri ditët e fundit, është duke mbajtur mot i nxehtë në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme, gjithashtu ka zotëruar mot i ngrohtë, me temperatura të larta.

Sot temperaturat më të larta u regjistruan në Dukagjin. Në Gjakovë temperatura maksimale arriti deri në 36C, në Kamenicë 34C, e në Prishtinë 32C.

Kështu bën të ditur Prishtina Weather, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga Aeroporti i Prishtinës./