Mërgimtari përplaset fizikisht me policin e Kosovës në Merdare

Pritje e gjata në pikë-kalimet kufitare duket se kanë mërzitur njerëzit.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare.

Një mërgimtar, teksa po priste në radhë për të kaluar pikën kufitare, është përplasur fizikisht me një polic të Kosovës.

Në pamjet e siguruara shihet se si familjarë të mërgimtarit kanë tentuar të shtensionojnë situatën, teksa ky i fundit refuzonte të hiqte duart nga uniforma e policit.