Mbështetje madhështore nga Gjurgjeviku i Madh dhe Perqeva për PDK-në dhe Sokol Bashotën

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë dhe kandati për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, në tubimet e mbajtura me banorët e fshatrave, Perqevë dhe Gjurgjevik i Madh, theksoi se 12 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të PDK-së në Klinë – pa balotazh, sepse PDK-ja është alternativa e vetme që garanton zhvillim, perspektivë dhe qeverisje të mirë.

Banorët e Gjurgjevikut të Madh dhe të Perqevës dhanë mbështetje të fuqishme për PDK-në, duke treguar besimin e plotë se vetëm kjo forcë politike mund të sjellë ndryshimet e nevojshme në qytet dhe fshatra.

Kryetari Bashota premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do të realizohen të gjitha projektet e prezantuara nga këto fshatra, duke përfshirë:
✅ Infrastrukturën rrugore e ujore
✅ Trajtimin e ujërave të zeza
✅ Investime kapitale për zhvillim të qëndrueshëm

“PDK-ja ofron garanci, zhvillim dhe perspektivë për të gjithë. Më 12 tetor do të festojmë së bashku fitoren e madhe!” – u shpreh Sokol Bashota.

PDK Klinë – Bashkë për fitore të madhe, bashkë për zhvillim!