Istog: Policia arreston dy prindër që detyronin fëmijët të kërkonin lëmoshë

Me datën 03.02.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalur disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.

Menjёherё rastit ju kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin E.G., i lindur më 1992.

I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale.

Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.