Man City – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Manchester City dhe Liverpooli do të ndeshen sot (e enjte) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të të Ligës Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Reds në takimin u cili do të zhvillohet në Etihad Stadium nga ora 21:15.

Kjo ndeshje derbi pritej me shumë dëshirë nga tifozët e futbollit, por tashmë është venitur kjo pritje pasi Liverpooli është shpallur kampionat edhe matematikisht.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj, tifozët pritet ta shohin një ndeshje të fortë dhe me shumë yje në formacionet titullare.

Sikurse Pep Guardiola, ashtu edhe Jurgen Klopp pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme për të nderuar
derbin.
Man City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Otamendi, Laporte, Mendy; Rodri, Gundogan; Silva, de Buryne, Sterling; Jesus

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

/KlinaInfo/