Moti sot: Me vranësira dhe intervale dielli

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale dielli.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-52 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C.

Ndërkaq, maksimalet e ditës do të luhaten mes 15 dhe 19°C.