Tërhiqet Enver Hoxhaj, s’kandidon për kreun e PDK-së

Enver Hoxhaj që gjatë karrierës së tij politike ka pasur pozitat më të larta në PDK, ka vendosur që të mos kandidoj për kryetar të PDK-së, në konventën e kësaj partie, e cila do të mbahet me 3 korrik.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie.

“Ky është vendimi më i mirë që kam marrë, ky vendim bashkon, unitet brenda partisë. Kam shpresuar që do të ketë më shumë kandidatë brenda partisë”, tha ai.