Lajm i mirë nga BQK, pritet të ulen çmimet në Kosovë

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në vendin tonë pritet të ketë rënie të çmimeve rreth 6 për qind. Por, mendime të ndryshme kanë thënë përfaqësues të biznesit.

“Shkallë e lartë e inflacionit është shënuar gjatë vitit 2022 në Kosovë, për shkak të krizës globale që ka shkaktuar pas pandemisë lufta në Ukrainë. Por në vitin 2023 po pritet që të ketë një ulje të çmimeve në vend rreth 6%.” – tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Rritja e çmimeve ka varfëruar shumë qytetarët gjatë vitit 2022, ndërsa masat e ndërmarra nga Qeveria janë parë gjerësisht si të pamjaftueshme.

Mehmeti thotë se në bazë të parashikimeve del se kjo rënie e çmimeve pritet të ndodh “sidomos në gjashtëmujorin e dytë të vitit”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit e muajit nëntor 2022 në raport me nëntorin e 2021-s ishte 11.6 për qind.

SHARE