Vërshimet dëmtojnë rrugën në Meqe të Gjakovës

Vërshimet e fundit si pasojë e shirave në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore.

Si pasojë e kësaj një pjesë e rrugës së asfaltuar në fshatin Meqe është shembur dhe është krijuar një gropë e madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe pjesëmarrësit në trafik apelohen për kujdes të shtuar.

Ndryshe, si pasojë e vërshimeve të fundit në Gjakovë e Rahovec janë shkaktuar dëme materiale.