Grabitësit e TEB Bankës mbanin kallashnikov, sëpatë e çekan

Në tentim-grabitjen e sotme të bankës TEB në Çagllavicë kanë marrë pjesë katër persona të pajisur me armë zjarri dhe me mjeta tjera të rënda.

Nga burime në vendin e ngjarjes, Klan Kosova mëson se ata ishin me një veturë nga e cila dolën vetëm tre prej tyre.

Njëri nga ta kishte kallashnikov, derisa dy të tjerët ishin më sëpatë dhe çekan. Që të katër arritën të ikin, kur personeli i sigurimit i mbylli të gjitha dyert e bankës.

SHARE