Lajm i fundit: Anulohet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku përmes një postimi ka bërë të ditur që ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë do të shtyhet.

Sadiku ka treguar që këto informata i janë bërë të ditura nga një burim brenda UEFA-s, dhe ndeshja pritet të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Postimi i plotë:

Ekskluzive

Sipas nje burimi brenda Uefas, ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosove dhe te gjitha ndeshjet tjera te play-offit te Liges se Kombeve, do te shtyhen per date te pacaktuar. Meqe Euro 2020 pritet te mbahet ne vitin 2021, koha me e pershtatshme ne kalendarin e Uefa-se, per zhvillimin e ketyre takimeve eshte qershori, pak dite pasi planifikohet te perfundojne kampionatet shteterore ne Evrope. Krejt kjo pritet te vendoset te marten e ardhshme ne nje mbledhje te jashtezakonshme ku do te marrin pjese kreret e Uefa-se dhe kryetaret e 55 Federateve te futbollit.