Kush është drejtori i ri i AKI-së, Kreshnik Gashi?

SHPËRNDAJE
0
0
PËLQEJE
17:32 / E Hënë, 25 Nëntor 2019Kush është drejtori i ri i AKI-së, Kreshnik Gashi?
Gjatë ditës së sotshme kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj emëroi Kreshnik Gashin në pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Por, kush është Gashi?

Gjatë karrierës së tij, Gashi ka mbajtur pozita të larta institucionale në sektorin publik.

Në fillim të vitit 2016, Kreshnik Gashi ka qenë kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimit Elektronik dhe Postar, shkruan Indeksonline.

Gjatë kohës së tij, Kosova ka marrë kodin e telefonisë 383 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit.

Po ashtu, ai ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gashi ka të mbaruar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, kurse ka magjistruar në Universitetin e Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i ri AKI-së flet gjuhën angleze dhe serbe.

Gashi zëvendësoi në këtë pozitë të dorëhequrin, Shpend Maxhuni