Hapja zyrtare e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas”

Komuna e Pejës, UN WOMEN, IOM, Qendra për Mirëqenien e Gruas, STEP-UP, WAVE, SOLIDAR SWISS, dhe SOROPTIMIST – Peja kanë organizuar fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas”.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka bëri hapjen zyrtare të fushatës “Barazia gjinore, shtyllë për zhvillim” duke theksuar se ka dy dekada, që Peja ka filluar me shënimin e 25 nëntorit, që globalisht shënon ditën kundër dhunës ndaj gruas. Sot, ju kemi mbledhur që të ngrejmë bashkë një dolli, sepse kemi një ditëlindje jubilare, pra është ditëlindja e kordeles së bardhë, e cila ka filluar në Pejë në QMG. Komuna e Pejës gjithmonë na e ka hapur derën, e cila ende qëndron e hapur është bërë partnere e denjë për realizimin e kësaj fushate, e cila përbëhet nga 16 ditë aktivitete dhe mbaron më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Fjalë përshëndetëse kanë mbajtur Prokurorja e Prokurorisë në Pejë, znj.Lumnije Hoxha, Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, z.Ndue Nikolla, Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës, znj.Sebahate Qorkadiu, Drejtoresha e QMG-së, znj.Ardita Bala dhe Dr.Bergita Curri, e cila prezantoj hulumtimin për përshkallëzimin e dhunës seksuale.

Me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli në shenjë solidarizimi me viktimat e dhunës në baza gjinore për një botë të barabartë dhe pa dhunë.