Më 1 tetor në Klinë mbahet Turniri Ndërkombëtar i Boksit kushtuar dëshmorëve Sylë, Idriz e Milazim Balaj

Turniri Memorial Ndërkombëtar kushtuar dëshmorëve Sylë, Idriz, Milazim Balaj po vjen për herë të tretë në Klinë.

Ky turnir mbahet më datë 01.10.2023, dhe për të tretin edicion, organizohet nga Klubi i Boksit Dukagjini, në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klubit të Boksit Dukagjini, Hajdin Balaj.

Ai ka treguar edhe për detaje nga ky turnir. Më datë 1 tetor, matja bëhet nga ora 9:00 – 10:00, ndërsa meqet nisin nga ora 13:00.

Në këtë turnir, do të marrin pjesë boksierë nga Zvicra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.

Balaj gjithashtu u ka bërë thirrje trajnerëve që t’i dërgojnë të dhënat e boksierëve (emri, mbiemri, mosha dhe kategoria).