3 pacientë në gjendje të rëndë dhe 23 me oksigjeno-terapi, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione. 141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19