Jo vetëm mesazheve me zë, WhatsApp sjell risi

WhatsApp këtë të premte ka njoftuar se tashmë përdoruesit përveç opsioneve të deri tanishme do të kenë mundësi që të përdorin edhe një risi të re në këtë rrjet social.

Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë dhe ndajnë video të shkurtra direkt në biseda.

“Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda. Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira. Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shpjegoi Zuckerberg.

Dërgimi i një mesazhi video është si dërgimi i një mesazhi zanor. Thjesht klikoni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për të ngrirë dhe regjistruar video automatikisht. Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë.

Për të aktivizuar tingullin, thjesht trokitni lehtë mbi videon. “Video-mesazhet mbrohen me enkriptim nga skaji në fund për të garantuar sigurinë e tyre.