Rasti i fundit me covid-19 nga Lipjani, kryetari ju lutet të qëndroni në shtëpi

Mbrëmë një person nga komuna e Lipjanit, saktësisht nga fshati Janjevë, ka rezultuar pozitiv në testimin e koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Sipas një njoftimi, komuna e Lipjanit ka formuar një komision ad-hoc nga kryetari Imri Ahmeti, i cili ka thënë se janë marrë gjitha masat preventive për parandalimin e virusit Corona.

Ai I ka lutur qytetarët e Lipjanit dhe Janjeevës që të qëndrojnë në shtëpi, shkruan IndeksOnlie.

“Komisioni Ad-Hoc i themeluar nga Kryetari Imri Ahmeti për situatën e krijuar ndaj COVID-19 ka vlerësuar se Komuna e Lipjanit ka marr të gjitha masat preventive për parandalimin e virusit Corona.

Deri më tani në Komunën e Lipjanit është vetëm një rast me virusit Corona, nga fshati Janjevë, po i njejti fshat tani më është në karantin.

Ftojmë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndonse jemi në rrethana të një beteje me shumë të panjohura na duhet bashkë të shtojm kujdesin e disiplinen dhe përmbahemi nga daljet e panevojshme nga shtëpia.

Duke qëndruar në shtepi e ruajm shëndetin tonë dhe gjithë qytetarve tonë.

Me respektin më të thell lusim gjithë qytetarët e Janjeves dhe më gjerë të jemi të qetë dhe pa panik me vetëpermbajtje duke vepruar konform udhezimeve të Institutit Kombtar të Shendetsisë të tejkalojm edhe ketë sfidë”, ka thënë ai