Kurti viziton policin që mbeti i plagosur mbrëmë në Veri

Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në vizitë policit, Ekrem Neziri i cili po trajtohet në QKUK pas palgëve të marra mbrëmë në Zveçan nga banditët serbë, shkruan Insajderi.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, shkroi Kurti.