Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Sindelfingen jep dorëheqje, ja arsyet

Gazmend Kryeziu, kryetar i Nëndegës së PDK-së për rajonin Sindelfingen – Böblingen – Calw – Pforzheim – Nagold – Leonberg, ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme pas incidentit të ndodhur gjatë mbledhjes së Degës së PDK-së për Baden-Württemberg më 28 nëntor 2025.

Në deklaratën e bërë publike, Kryeziu ka akuzuar kryetarin e Degës, Shahin Dervishajn, për ndërhyrje të paligjshme dhe veprime të paautorizuara në punët e Nëndegës, duke pretenduar se ai ka tentuar të krijojë struktura paralele, të vendosë persona pa mandat dhe të shkaktojë ndasi të qëllimshme brenda aktivistëve.

Për shkak të asaj që e cilëson qasje destruktive dhe mungesë respekti ndaj organeve legjitime, Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në strukturat lokale dhe si anëtar i Degës së PDK-së për Baden-Württemberg.

Njoftimi i tij i plotë:

DEKLARATË DORËHEQJEJE

Gazmend Kryeziu – Kryetar i Nëndegës Sindelfingen – Böblingen – Calw – Pforzheim – Nagold – Leonberg
Anëtar i Degës së PDK-së për Baden-Württemberg

Unë, Gazmend Kryeziu, pas ngjarjeve të turpshme dhe të papranueshme që ndodhën sot në mbledhjen e Degës se Pdk-s per Baden-Württemberg te mbajtu në Sindelfingen më datë 28.11.2025, ndihem i detyruar të reagoj publikisht dhe hapur ndaj veprimeve destruktive të Kryetarit të Degës së PDK-së për Baden-Württemberg, Shahin Dervishaj.

Akuza ime e parë dhe më e rëndë
Shahin Dervishaj ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, të paautorizuar dhe të papranueshme në punët e brendshme të Nëndegës që unë drejtoj, duke tentuar të:

ndajë Nëndegën aktuale pa asnjë procedurë dhe pa asnjë bazë staturore,

krijojë struktura paralele jashtë çdo norme organizative,

vendosë persona pa mandat, pa votim dhe pa legjitimitet,

krijojë ndasi dhe tensione të qëllimshme brenda aktivistëve dhe strukturave tona.
Kjo përbën një ndërhyrje brutale, një tentativë të pastër uzurpimi, dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit, punës dhe unitetit të Nëndegës sonë.

Në vend që të mbështesë punën institucionale dhe organizative, ai ka përdorur metoda presioni jashtë strukturave zyrtare dhe tentativa manipulimi për të shtyrë përpara agjenda personale, e jo partiake.

Takimi i planifikuar për mobilizim dhe organizim zgjedhor u shndërrua në një farsë të vërtetë, pikërisht si pasojë e ndërhyrjeve të tij arbitrare dhe krejtësisht të dëmshme.

Dorëheqja ime

Për shkak të kësaj qasjeje destruktive dhe për mungesën totale të respektit të Shahin Dervishajt ndaj organeve legjitime të Nëndegës sonë, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në Partinë Demokratike të Kosovës për rajonin:

Sindelfingen – Böblingen – Calw – Pforzheim – Nagold – Leonberg.
Gjithashtu jap Dorëheqja edhe si Antar i Degës se Pdk-s për Baden-Württemberg

Nuk pranoj të jem pjesë e një strukture ku Kryetari i Degës vepron:

përçarshëm,

autoritarisht,

pa transparencë,

në kundërshtim të plotë me statutin, procedurat dhe etikën organizative të PDK-së.

Njerëzit që punojnë me përkushtim për partinë nuk mund të trajtohen me përbuzje, nuk mund të injorohen dhe as të shtypen nga metoda arbitrare me motive të errëta.

Dorëheqja e Sekretarit të Nëndegës

Po ashtu, Sekretari i Nëndegës Sindelfingen – Böblingen – Calw – Pforzheim – Nagold – Leonberg, z. Mufail Sinani, njëkohësisht edhe anëtar i Degës së PDK-së për Baden-Württemberg, jep dorëheqje të parevokueshme nga të dy pozitat e tij në strukturën lokale dhe qendrore.

Megjithatë, të dy ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës si anëtarë të saj.

Mesazh për diasporën dhe aktivistët

Ne do të mbetemi gjithmonë pranë aktivistëve dhe komunitetit të diasporës që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për PDK-në dhe për Kosovën.
Faleminderit të gjithë atyre që punuan me përkushtim, me sinqeritet dhe pa interesa personale. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë aktivë dhe të angazhuar për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na bashkuan që nga dita e parë.