MPJD lanson portalin për ambasadat e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lanësuar portalin për Ambasadat e Republikës së Kosovës.

Në portalin ambasadat.net, qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës mund të kryejnë shërbime nga më të ndryshmet.

Në këtë portal janë të publikuara të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Në portalin në tri gjuhë qytetarët mund të marrin informacione për pajisje me dokumente, informacione për masat e pandemisë, si dhe në këndin për ankesa mund të japin komentet e tyre për shërbimin.