Gruaja në Gjakovë ushtron dhunë ndaj burrit

Një grua në Gjakovë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Policia ka njoftuar se  e njëjta është arrestuar dhe rasti ndaj saj është hapur si “dhunë në familje”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të pasdites, në qytetin e Gjakovës.

Kujtojmë se rastet e dhunës në familje gjithandej nëpër Kosovë janë rritur kohëve të fundit.