Kristjan Asllani shënon golin e parë për Interin (VIDEO)

Futbollisti Kristjan Asllani ia ka bërë sefte tundjes së rrjetës tek skuadra e re e Interit.

Mesfushori kuqezi shënoi në përballjen miqësore që skuadra italiane e zhvilloi ndaj Monacos.

Asllani barazoi rezultatin në 2:2, shifra këto që dolën të jenë edhe finale të këtij dueli parasezonal.

Ndërsa, në këtë sfidë gola shënuan edhe Golovin e Ben Yedder për francezët. E Galiardini për ‘ziekaltërtit’ e Interit.