Zafer Gashi dhuron pagën e tij si asamblist për familjet e veteranëve dhe studentët

Asamblisti nga radhët e LVV-së në Klinë, prof.ass.dr.sc Zafer Gashi e dhuron pagën e tij, në ndihmë të studentëve dhe familjeve të veteranëve të luftës.

Gashi një pjesë të pagës si asamblist e ka dhuruar te familja e veteranit tashmë të ndjerë Binak Met Gashi nga Sferka, dhe 100 euro kanë shkuar për studentin nga Dushi i Gjurgjevikut nga familja Marmullaku.

Madje këtë e konfirmoi vet Gashi për Klina.info

Ai tha se për 4 vite sa ai do të jetë asamblist, paga e tij do t’iu shkoj këtyre dy familjeve.

Qytetarët e Klinës e njohin dhe kanë respekt ndaj Gashit, pikërisht për humanitetin e tij.

Ndryshe ai ka ndihmuar së fundmi edhe familjet tjera të dëshmorëve,e veteranët.

Ndërsa Poliklinika që udhëheq ai “Biolab – Zafi”, ka ndarë edhe dy donacione.

Një donacion me 1000 teste të COVID-19 ka shkuar për QKMF-në “Nënë Tereza”, në Klinë.

Ndërsa me 500 euro ka ndihmuar edhe Klubin e Futbollit të Femrave, në Klinë.