Trupat e FSK-së arrijnë në Adana, priten me duartrokitje nga vullnetarët turq

Trupat e FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë kanë arritur në Adana, ku janë pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

Kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë ka arritur në Adana.

Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA-s.