Tentim vrasje në Pejë, plagoset rëndë me thikë një person

Një tentim vrasje, ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës.

Pak para orës 21:00 të mbrëmjes është plagosur me thikë një person, shkruan lajmi.net.

Kështu, bën të ditur edhe policia e Kosovës.

“Pejë 15.04.2021 – 20:55. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga persona të pa njohur”, thonë nga policia e Koosvës.

Më tutje, nuk bëhet e ditur nëse është arrestuar dikush, veç faktit që viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”, thotë policia.