Kosova përsëri me trajner të huaj, tekniku i njohur boshnjak afër marrëveshjes me FFK-në

Federata e Futbollit të Kosovës, ditën e sotme ka njoftuar se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit të Kosovës, Primoz Glihan.

Gliha u shkarkua pas rezultateve të dobëta, ku Kosova u rendit e pesta në grup, në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Vendin e tij pritet ta zë një trajner tjetër i huaj.

Sipas asaj çfarë raporton ”sportske.ba”, trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, do të jetë tekniku boshjak, Blazh Sliškoviq.

Ish futbollisti dhe trajneri i Hajdukut, edhe më herët ishte kandidat për stolin e Kosovë dhe tashmë duket se është shumë afër marrëvesjes