Kontratë/ Nënshkruhet kontrata, BE dhuron 5 milionë euro për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nënshkruar një kontratë në shumën prej pesë milionë eurosh, për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.

Në një video-konferencë për media nga kjo Zyrë, Apostolova tha se, përpos ofrimit të 5 milionëve emergjentë, BE-ja po punon në ofrimin e rreth 60 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike pas përfundimit të gjendjes me koronavirus.

“Jemi bashkë në këtë dhe të bashkuar do të fitojmë”, tha Apostolova.

Më pas, kontrata u nënshkrua mes Apostolovas dhe Brendan Keirnanit, shef i Zyrës së UNOPS-it në Kosovë, përmes një video-konference, ku u pranishëm ishte edhe kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën 5 milionëshe për të luftuar virusin Covid-19./Gazeta