Klubi futbollistik “Dukagjini” do të largohet nga Kosova, ja ku do të stërviten klinasit

Dukagjini i Klinës është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë.

Skuadra nga Klina garon në grupin A, derisa stinorin vjeshtor e mbylli si lider me 26 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara,

Për ta mbajtur këtë ritëm, Dukagjini do ta zhvillojë një fazë përgatitore siç i ka hije një lideri.

Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku do të përgatitet në Antalia të Turqisë këtë muaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit, Fabian Veseli

“Do të përgatitemi në Antalia të Turqisë këtë muaj. Atje do të qëndrojmë dhjetë ditë”, ka deklaruar të mërkurën për “Zeri.info” Fabian Veseli.