Keni kujdes: Programi që e përdorin shumë kosovarët, po ua kontrollon mesazhet dhe fotografitë nëpër telefona

Të gjithë ata që në telefonat e tyre të mençur e kanë të instaluar aplikacionin ‘TikTok’, duhet ta fshijnë menjëherë pasi që ka të meta të shumta të sigurisë

Aplikacioni i famshëm ‘TikTok’ që për shumë kohë të shkurtër arriti të gjenerojë shumë të ardhura përbrenda vetes, po del që është i pasigurtë për njerëzit që e përdorin këtë aplikacion.

Personat që merren me sigurimet kibernetike kanë bërë me dije se mbi 1.5 miliardë përdorues të ‘TikTok’ janë ekspozuar ndaj hakerave, të cilët mund të ngarkonin dhe fshinin videot, si dhe të vidhnin të dhënat personale.

Këta hakerë ishin në gjendje të shfrytëzonin funksionin e mesazheve (SMS’ve) dhe mund të i dërgonin kujtdo pa problem një tekst pa pasur nevojë ndonjë konfigurim.

Gjithashtu hakerët me anë të ‘TikTok’ mund të hyjnë në llogarinë tuaj dhe të kontrollojë çdo përmbajtje që ju keni në telefonin tuaj të mençur.

‘TikTok’ është një rrjet social kinezë, ku përdoruesit mund të hyjnë në lidhje direkte, mund të krijojnë video të shkurta me muzikë, si dhe mund të krijojnë video animatore apo të njohura si GIF.

Akutalisht ky aplikacion ka koston e 75 miliardë eurove.

‘TikTok’ përdoret mjaft shumë edhe në Kosovë, e sidomos nga fëmijët e vegjël që kanë dëshirë të bëjnë video selfie me muzikë.