Lajm i mirë për bujqit lidhur me pagesat për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej 2 milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq”, thuhet në njoftim.