Mandl: Liberalizimi për Kosovën duhet të ndodhë tani

Eurodeputeti dhe Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) për Kosovën, Lukas Mandl, i ka bërë thirrje institucioneve të BE-së që ta përfundojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,

Në pesë vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Mandl ka shkruar se liberalizimi për Kosovën është vonuar.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës, ky ishte një moment i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani”, ka shkruar Mandl.