Erërat e forta, lënë shumë fshatra në Klinë pa rrymë

Për shkak të erërave të forta, shumë fshatra të komunës së Klinës kanë mbetur pa energji elektrike.

Banorët kanë thënë se në këto temperatura të ftohta, po kanë telashe, si pasojë e mungesës së rrymës.

Derisa ekipet e KEDS kanë thënë se po merren me rregullimin e kësaj problematike.