Disa fshatra pa rrymë që nga ora 17:00, zjarret dhe era e fortë shkaktojnë ndërprerje masive

Që nga ora 17:00 pasdite, disa fshatrat përreth Klines kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të erërave të fuqishme dhe zjarreve që kanë përfshirë rajonin.

Sipas burimeve nga terreni, dëmet janë shkaktuar në rrjetin elektrik, ndërsa ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për ta rikthyer furnizimin me energji sa më parë.

Banorët janë të shqetësuar për situatën, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve dhe të moshuarve në kushte të temperaturave të larta dhe pa ventilim.