Zemaj dhe Ramadani kërkojnë që të respektohen masat kundër COVID-19: Do të kemi viktima të pafajshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj kanë vizituar pikëkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë për ta monitoruar nga afër zbatimin e rregullave të reja për parandalimin e COVID-19, me disa lehtësime të theksuara.

Zemaj, Ramadani e Qalaj u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë më me përpikëri masat dhe të rrinë me maska e ta mbajnë distancën e rekomanduar nga njëri-tjetri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të respektohen masat dhe për të tjerat do të përkujdesemi ne. Mbani maskat dhe distancën. Ta ruajmë shëndetin bashkërisht dhe të mundësojmë lëvizjen e lirë ashtu siç na ka hije”, tha ministri Zemaj.

Ndërkaq drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani paralajmëroi më shumë viktima të pafajshme nga koronavirusi nëse pakujdesi i qytetarëve rritet.

“Ne do të kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesit të qytetarëve”, tha ai.

Ramadani paralajmëroi gjithashtu masa tejet rigoroze nëse “qytetarët

“Nëse e shohim se këta qytetarët nuk i respektojnë masat, ne duhet t’i kthejmë qytetarët në shkollën e vetëdijësimit”, është shprehur Ramadani. /